Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ishte sot në një takim me banorët e Pezës, ku u shpreh se qëllimisht ky vend është lënë në harresë.

Këlliçi deklaroi se më 11 maj, Peza dhe Shqipëria do të çlirohen nga ky sistem andidemokratik.

Postimi i plotë i Këlliçit:

“Në Pezë, bashkë me kandidatët e PD-së, Adriana Kalaja dhe Ethem Aga.

Nga bashkëbisedimi me qytetarët dalin në pah problematikat e mbartura të 12 viteve keqqeverisje. Peza, ashtu si e gjithë Tirana, është lënë qëllimshëm në harresë, ndërsa vota e saj kërkohet të merret përmes blerjes dhe shantazhit.

Më 11 Maj, Peza dhe Shqipëria çlirohen nga ky sistem antidemokratik.

Me programin e Partisë Demokratike për minimumin jetik 200 euro, pagën minimale 500 euro dhe atë mesatare 1200 euro, vëmendja rikthehet tek qytetari, paratë e taksapaguesve nuk zhduken në xhepat e politikanëve por kthehen në shërbime, konsum dhe rritje ekonomike.”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb