Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi i ka cilësuar poshtëruese dhe sfidë për qytetarët, daljet publike të zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK, për disa akuza.
I ftuar në emisionin “Oponencë”, ai theksoi se Balluku akuzohet për vjedhjen e miliona euro të taksapaguesve shqiptarë dhe në Shqipëri, ajo dhe shumë zyrtarë nuk e kanë “kulturën” e dhënies së dorëheqjes.
Zef Preçi: Zonja Balluku është subjekt i hetimit dhe është një sfidë e hapur, një poshtërim që i bëhet publikut me daljet publike.
Askush nuk jep dorëheqje në këtë vend, as ai drejtori i burgut që iu arratis i burgosuri. Ka personalizim të pushtetit. Kjo do të thotë se ka mbrojtja politike për individët me pushtet dhe të kapur pas karriges.
Kemi humbur rolin kontrollues të mbikqyrjes së Kuvendit. Nuk kemi kontroll, përgjegjësi dhe kemi personalizim të pushtetit.
Sot përdoret parlamenti si koracë për interesa që janë jashtë politikës. Nuk mendoj se ata që marrin poste publike janë shenjtorë.
Cilido që merr një përgjegjësi publike, duhet ta ushtrojë me integritet.
