Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një ditë më parë emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Numri dy i qeverisë “Rama 4” sipas burimeve është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën mbi bazën e një shkrese që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Prençi dhe në fletëthirrje Ballukut i speficikohet që të paraqitet e shoqëruar nga avokati.
Ndërkohë sot, kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me këtë zhvillim të ri nga Prokuroria e Posaçme duke u shprehur se “drejtësia bën punën e vet”.
Gjatë një interviste për Deutsche Welle nga Berlini ku po merr pjesë në punimet e Global Dialogue, kreu i qeverisë është shprehur:
“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast sepse siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe mediave që i shërbejnë politikës”.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
-
Nën hetim nga SPAK, ja çfarë shkruhej në fletëthirrjen ndaj Ballukut. Iu dorëzua në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë 4 ditë më parë
-
SPAK regjistron si person nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontrolle në dy banesat e bashkëpunëtoreve të saj dhe në një zyrë
-
Belinda Balluku nën hetim nga SPAK për ‘shkelje të barazisë në tendera’, reagon Prokuroria e Posaçme
-
Shkelje e barazisë në tendera/ Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun
-
“Lëri porosi Ben Tigrit të të gjejë ndonjë apartament me qera”, rrjeti “bën copë” Ballukun pas postimit të videos nga Zvicra
-
Shehaj për reagimin e Ballukut: E paimagjinueshme! Prokurorët e presin në SPAK, ajo xhiro me tren në Zvicër
-
“OSBE/ODIHR çertifikoi 11 majin si farsë, Bardhi: Belinda Balluku, shembulli më flagrant i shkeljeve të rënda të standardeve demokratike
-
“Balluku nuk do e festojë Shën Valentinin”, Llabani: SPAK dhe BKH kanë prova, në celularin e zv/kryeministres…
-
Nën hetim nga SPAK/ Veliaj u arrestua për të mos prishur provat, po Belinda Balluku? Gazetarja Llabani: Besoj do të ketë të njëjtin fat si ish-kryebashkiaku
-
Balluku thirret në SPAK, reagon Balliu: Anija e Rilindjes po fundoset, mbytja e saj është çështje kohe
-
“Motra që pret t’i bashkohet vëllait”, Këlliçi reagon pasi SPAK mori nën hetim Belinda Ballukun: Veliaj po tërheq këmbën zvarrë