Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me skandalin e vjedhjeve nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila është marrë nën hetim nga SPAK.

Ai theksoi se ajo ka vjedhur 97 milionë euro me tunelin e Llogarasë.

Lideri i opozitës solli në vëmendje dënimin e ish-zv/ministres së Brendshme, Rovena Voda për një arkë peshk dhe një telefon celular që ajo kërkoi për një emërim në punë.

“Por unë gjithashtu theksoj se prej 10 ditësh, në zyrat e agjencive që varen nga Lubia dhe në zyrat e saj, po fabrikohen, po manipulohen, po ndryshohen qindra dhe mijëra dokumente.
Dhe kjo është përgjegjësi direkte e prokurorisë që e lejon të qëndrojë në mes të dokumenteve, ndërkohë që e mban Ilir Metën në paraburgim një vit se do prishte dokumente, në një kohë kur ai nuk kishte asnjë funksion shtetëror. Shikoni çfarë fytyre del këtu, çfarë standardi i shëmtuar.

E shihni vetë pra. Ose burgos zëvendësministren për një arkë me cironka dhe një aparat celulari, gjithsej 2-3 mijë euro maksimumi. Lubia për 97 milionë, pa llogaritur të tjerat, se kur të llogariten të tjerat, u them unë ju, dalin miliarda. Këtu do jemi. Rri e lirë, kryeson edhe Mbrojtjen Civile, shkon edhe në mbledhje me qeverinë italiane sepse ai që është i padënuar, është i pafajshëm dhe ky është një parim i pamohueshëm, por ka një standard, që një qeveritar që merret nën akuzë, ai jep dorëheqjen.

Kjo ka qenë tradita e konsoliduar e qeverisjes demokratike të mëparshme. Kjo u shkel nga Edi Rama aty ku është vetë i implikuar.

Saimir Tahirin e mbrojti pasi pala italiane kërkoi heqjen e imunitetit dhe arrestimin e tij. Lubi Ballukut, i bëri të qartë prokurorit, mos guxo të kërkosh largimin e saj apo vendosjen e saj në arrest. Apo bllokimin e pasaportës. Pra, këto janë të vërtetat e arritjeve të Edi Ramës”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb