Protesta e kësaj të premteje e organizuar nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë u shoqërua me elementë simbolikë që tërhoqën vëmendjen e pjesëmarrësve dhe kalimtarëve.

Një nga pamjet më të komentuara ishte momenti kur disa protestues u shfaqën të mbuluar me çadra të personalizuara, të cilat mbanin figurën e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendës kruyeministres Bel;inda Balluku, që ndiqeshin nga slogani”CIAO BELA!”.

Ndryshe nga tubimet e mëparshme, ku pankartat dhe banderolat ishin forma kryesore e shprehjes së mesazheve politike, këtë herë çadrat u përdorën si një simbol i qëndrimit kundërshtues ndaj qeverisë.

Protesta vijon të zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, me pjesëmarrjen e mbështetësve të opozitës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb