Mesfushori Jude Bellingham, ka shkruar historinë me kombëtaren e Anglisë, duke u bërë futbollisti i parë anglez që shënon shtatë gola në një edicion të vetëm të Kupës së Botës.

23-vjeçari la gjurmë në ndeshjen për vendin e tretë ndaj Francës, ku realizoi golin e gjashtë në fitoren spektakolare 6-4 të “Tre Luanëve”. Me këtë gol, Bellingham la pas legjenda si Harry Kane dhe Gary Lineker, të cilët kishin ndalur në kuotën e gjashtë golave në një turne të vetëm. Bellingham ka qënë një një më të mirët për Anglinë në këtë Botëror.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb