Ish-kapiteni i Kombëtares së Futbollit, Lorik Cana, pas eliminimit të Shqipërisë nga “Euro 2016”, i është kthyer jetës normale. Cana, përveçse të shënojë në portën e kundërshtarëve, di të jetë edhe një baba i përkushtuar.


Kjo vihet re edhe në postimet në rrjetet sociale, ku Loriku poston shpesh fotografi me të birin, Boiken. Djaloshi duket se ka trashëguar nga i ati pasionin për futbollin. Në një video të postuar në Instagram, i vogli i gëzohet një loje futbolli.

Nuk duhet të çuditemi nëse edhe djali do ndiqte profesionin e të atit, i cili është një nga emrat më të njohur në fushën e futbollit shqiptar. Cana kohët e fundit ka zhvilluar kurse trajnimi për t’u rikthyer në futboll si trajner pas një periudhe shumë të gjatë si lojtar. Ndoshta një ditë babë e bir mund të shfaqen në futboll krah njëri-tjetrit, pasi kot nuk thonë: “Bëmë baba të të ngjaj”!
(m.a/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb