Ben Affleck duket se ka shijuar disa nga orët e tij duke u shërbyer klientëve të një zinxhiri të njohur kafesh, me protagoniste kryesore bashkëshorten e tij të dashur Jennifer Lopez. Më konkretisht, aktori hollivudian, i cili monopolizoi vëmendjen e mediave me martesën e tij me Lopez, u pa në një dyqan lokal Dunkin në Medford. Sipas informacioneve, Affleck ka qenë në vendngjarje, për të xhiruar një reklamë për nevojat e dyqanit. Me sa duket ai vetë duhet të luante rolin e punonjësit, dhe t’u shërbente klientëve të lumtur të dyqanit.
Si çdo mëngjes, banorja e Massachusetts, Lisa McKay, bëri kalimin klasik të mëngjesit përmes zinxhirit të njohur të dyqaneve të kafesë dhe ëmbëlsirave në SHBA për të blerë kafen e saj përpara se të shkonte në punë.
Kur ajo ndaloi në pikën e marrjes së kafesë, hapi dritaren dhe u shfaq Ben Affleck, për t’i dhënë porosinë e saj.
Ben Affleck was recently spotted working a Dunkin’ Donuts drive-thru in Massachusetts. pic.twitter.com/qJE8Ov1BBE
— Pop Base (@PopBase) January 10, 2023
Së pari, Mackay dëgjoi për herë të parë një zë që i tha asaj: “Ti dukesh e mrekullueshme këtë mëngjes. Mirë se vini në Dunkies. A mund të marr porosinë tuaj?“ që i dukej i njohur, ajo pa Affleck. Affleck është “kapur” disa herë nga kamera që mban produkte të kësaj kompanie, ndërsa ka rrëfyer se është një fans.
imagine ordering your coffee “extra hot” and @dunkindonuts is like “bet” so they have ben affleck and jlo hand it over… 🫠
(📸: Bob and Karen Dudley) pic.twitter.com/FAY0aCMXsu
— victoria price (@victoriapricetv) January 11, 2023
Mes klientëve ishte edhe ylli latin, i cili përdorte shërbimet e të dashurit të saj për të shijuar një pije dhe pak ëmbëlsira. Lopez bëri porosinë nga makina e saj, mori shërbim nga i shoqi dhe më pas pozoi për një foto me të brenda dyqanit. Pamjet dhe videot që “përfshinë” shpejt internetin janë shpërndarë nga kalimtarët, të cilët ndodheshin në vendngjarje dhe identifikuan çiftin e njohur.