TIRANË-Ndodh që të bëhesh person publik vetëm sepse ke postuar një foto në Facebook. Kjo i ndodhi një të riu që denoncoi problemin në adresën e BalkanWeb, ku sipas tij, faqja në Facebook ‘Jeta osh qef’ ka përdorur një foto të tij personale duke e përdorur si rast për klandestinët që udhëtojnë jashtë Shqipërisë.
“Ne ishim 4 cuna dhe po ndihmonim një shok tonin që të shkarkonte disa mobilje me atë rast bem dhe 1 foto e futem në fb për qef. Dikush ka vjedhur foton ton e ja la derguar ‘Jetes esh qef’ .

Qytetari i shqetësuar shprehet se kjo foto ka përfunduar si fotolajm në shumë site, madje dhe në BalkanWeb. Redaksia i kërkon ndjesë personit në fjalë, ndërsa sjell versionin e vërtetë të fotografisë që qarkullon në internet, si ‘djemtë klandestinë që udhëtojnë me kamion drejt Londrës’.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: