Me sa duket kandidatët e Ramës për bashkitë kanë sjellë pakënaqësitë e para në bazën socialiste.

Pal Tushaj, kreu i PS-së Rubik ka dhënë dorëheqjen pas rikandidimit të Ndrec Dedajt në Mirditë për një mandat të tretë.

Një një postim në “Facebook”, Tushaj shprehet se arsyeja e parë dhe kryesore që dha dorëheqjen është rikandidimi i Ndrec Dedës, që sipas tij e trajton Mirditën si të dorës dytë pasi vjen në punë me kohë të pjesshme.

Ndër të tjera ai shkruan se Dedaj bën fushatë me njerëz me precedent penalë.

POSTIMI I PLOTË
Të nderuar miq. Ju bëj me dije se kamë dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të Partisë Socialiste të njësisë vendore Rubik.
Arsyeja e parë dhe kryesore që dhashë dorëheqjen është rikandidimi i Ndrec Dedës. Disa arsye të tjera janë:
1 – Zoti Ndrec e trajton Mirditën si të dorës dytë pasi vjen në punë me kohë të pjesshme, 2 herë në javë me nga 2 orë. Vetëm kur ka fushatë vjen me kohë të plotë.
2- Nuk përfill strukturat e PS.
3- Bën fushatë me njerëz me precedent penalë.
Bën emërime klienteliste pa marr parasysh fare partinë. Prioritet kryesor që të jesh ne administratën e zotit Ndrec është të kesh dy emra dhe të kesh qenë të paktën një herë në burg.
4 -Të kesh nivel të cunguar arsimor si Ndreca.
Të mos mbash mend shokët e klasës
5 – Të qeshësh sa herë fol Ndreca.
Kam dhe shumë arsye të tjera që do t’i them në statuset tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb