Kreu i qeverisë, Edi Rama teksa prezantoi projektin ‘Smart City Albania’ deklaroi se tashmë do të jetë e pamundur që të përdoren makinat e policisë për çështje personale. Ai tha se tashmë do të duhet ta kenë të gjithë vështirësi për t’iu shmangur policisë, ndërsa shtoi se do të duhet të vishen me ferexhe.

“Është normale që një pjesë e policisë së shtetit të mos e dojë atë projekt, pasi shumë nga ato gjëra që sot e gjithë ditën janë shqetësim për drejtuesit e policisë, nuk do të jenë më të mundura. Do të jetë e pamundur që makina e policisë të përdoret për gjëra personale, apo të parkohet te shtëpia ose te restoranti. Po flas për gjëra të thjeshta.

Ata që bëjnë çmos ta shtyjnë dhe ta sabotojnë këtë projekt, i kuptoj pse nuk e duan, sepse duhen “kile” për ta poshtëruar këtë projekt. Kushdo që do të përfshihet në ngjarje të paligjshme, do të duhet të vishet me ferexhe për t’iu shmangur syrit të policisë.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: