Këshilluesi holistik Nikola Ndoni, në një lidhje drejtpërdrejtë në emisionin Koha për t’u zgjuar në News 24 dha këshilla të vyera për diabetin.

Ndoni tha se qytetarët duhet që të bëjnë analizën e insulinës esëll që të kuptojnë nëse kanë diabet. Ai shtoi se diabeti i tipit 2 shërohet brenda muajit, duke shtuar se duhet që të shmangen karbohidratet.

Nikola Ndoni, këshillues holistik: Kemi tre lloje diabetesh. Llogaritet se janë rreth 6 miliardë njerëz në botë me diabet, teksa në SHBA 90 përqind e njerëzve janë të sëmurë. Duhet të masni insulinën, ky hormon vendos nën kontroll sheqerin e lartë në gjak. Sheqeri i lartë në gjak sjell shumë probleme shëndetësore. Insulina kur është shumë e lartë, shkakton probleme. Marrja e karbohidrateve e shkakton diabetin.

Egjipti dhe Pakistani janë vende ku ka shumë persona me diabet. Shqipëria duhet të notojë tek nivelet e 70-80 përqind. Diabeti i fshehtë ka shenja të tilla si mjegullim mendjeje, nuk reziston dot pa ngrënë ëmbëlsira, dëmtim të nervave, vjamosje, vështirësi për të rënë nga pesha, urinim. Diabeti i tipit 2 shërohet brenda javësh, mjafton të heqim karbohidratet. Duhet bërë analiza e insulinës esëll, për të kuptuar nëse jemi diabetik. Duhet ta kërkoni në laborator, bëhet për 1500 lekë të reja.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb