Dy shqiptarë kanë rënë në pranga në Francë, pasi akuzohen për disa vjedhje. Mediat franceze raportojnë se shqiptarët u arrestuan teksa ktheheshin në shtëpinë e tyre në Val-de-Marne me xhepat plot nga vjedhjet që kishin kryer gjatë një ‘ekspedite’ dy orëshe në Rouen (Seine-Maritime ) dhe rrethinat e tij.

Shqiptarët, të cilët thuhet se janë kushërinj, akuzohen për 12 vjedhje ose tentativa vjedhjesh të kryera brenda dy javësh. Në total, dëmi i shkaktuar nga vjedhjet është rreth 40 mijë euro në bizhuteri, ora luksoze, apo para chash.

Të rinjtë, të moshës 32 dhe 33 vjeç u dënuan me njëzet e katër muaj burg, katër prej të cilëve u pezulluan, ndërsa iu ndalua hyrja për 5 vite në Francë.

“Shqiptarët shfrytëzojnë maksimalisht vizat Shengen 90 ditore, ndërsa punojnë në Paris, Berlin, Romë. Vijnë vetëm për të plaçkitur dhe ikin kur i ka skaduar viza, për të çuar paratë në shtëpi. Pastaj ata kthehen me një vizë të re. E kështu me radhë”, shpjegon për CNEWS një burim pranë hetimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb