Ndërsa Selena Gomez dhe Benny Blanco vazhdojnë të mbajnë të fshehta planet e tyre për martesë, producenti muzikor ka ndarë hapur dëshirat e tij për të ardhmen. Në një intervistë për InStyle, ai u shpreh se ëndërron të bëhet baba dhe se fëmijët janë pjesë e vizionit të tij për një jetë familjare të lumtur.
“I dashuroj fëmijët , dhe më pëlqen të jem xhaxha. Dua të bëhem baba, nëse Zoti do. Thjesht ëndërroj dhe lutem çdo ditë,” tha Blanco, duke shtuar se për të, prindërimi bazohet tek dashuria, durimi dhe përkujdesja.
Në një tjetër intervistë për Harper’s Bazaar, ai tregoi filozofinë e tij për rritjen e fëmijëve:
“Lejojeni gjithmonë fëmijën të eksplorojë. Duajeni pa kushte. Mësojeni si të kujdeset për veten, të respektojë të tjerët dhe mbi të gjitha të dashurojë.
Çifti, i cili ka zgjedhur të mbajë jetën private larg syrit publik, duket se po ndërton bazat për një të ardhme të të lumtur së bashku.
(BalkanWeb)
