Policia italiane arrestoi një mësuese të shkollës fillore 45-vjeçare për pornografi të mitur dhe shfrytëzim seksual të të miturve.

Mësuesja nga provinca e Barit joshte të miturit përmes rrjeteve sociale, ku punonte me pseudonimin “teto Martina”. Policia nisi një hetim pas denoncimit të prindërve që u alarmuan nga “sjellja e pazakontë e djemve”.

Është konstatuar se mësuesja ka sulmuar seksualisht të miturit që i ka çuar në lokalet B&B, ka regjistruar video me përmbajtje pornografike me disa prej tyre ose do të transmetojë aktin seksual “live”, me pjesëmarrjen e disa të miturve.

Mësuesja ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa karabinierët po hetojnë nëse në çdo gjë kanë marrë pjesë edhe persona të tjerë përveç të identifikuarve deri më tani.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: