Vetëm dy ditë pasi njoftoi tërheqjen e tij nga përfaqësuesja, nga Franca sjellin një tjetër version, flasin për një rikthim të mundshëm të Karim Benzema, por “Topi i Artë” ka vetëm një kusht: në stolin e “gjelave” të jetë Zinedine Zidane e jo Didier Deschamps. Raporti mes Benzema dhe Deschamps nuk ka qenë kurrë i mirë, përplasjet mes tyre datojnë që në 2015 kur Deschamps e përjashtoi pas çështjes “Valbuena”.

Deshampsssss
Deshampsssss

Mes palëve ka pasur një tjetër përplasje të fortë edhe gjatë grumbullimit në Botëror, pasi në Francë kanë zbuluar raportin mjekësor të Real Madrid, ku shkruhet se dëmtimi i Benzema ishte i lehtë, maksimumi mund të humbiste vetëm ndeshjet e fazës së grupeve, por Deschamps vendosi ta dërgoj në shtëpi.

Benzema
Benzema

Tani në Francë insistojnë se Benzema do të rikthehet me kënaqësi në përfaqësuese nëse në krye të saj do të jetë Zidane.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb