Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në fshatin Moravë. Një automjet, tip Mercedes Benz, që udhëtonte nga Berati në drejtim të Dimalit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Pak minuta më pas mjeti është përfshirë nga flakët.

Katër shtetasit që ndodheshin brenda në makinë janë nxjerrë jashtë mjetit me ndihmën e banorëve të zonës, fatmirësisht pa u përfshirë ende nga flakët. Shtetasit që ndodheshin në mjet, dy meshkuj dhe dy femra janë transportuar në Spitalin Rajonal Berat, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë veprimet e para hetimore,për të konkluduar në zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Perimetri përreth mjetit në flakë është rrethuar nga zjarrëfikësit, për shkak se mjeti ishte me gaz. Ndërkohë që policia në vendngjarje konfirmon se shkak për aksidentit ka qrnë shpejtësia dhe lagështira në rrugë, forcat zjarrfikëse janë ende duke shuar flakët.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb