SARANDË- Policia e Sarandës ka sekuestruar sot një sasi droge në Syrin e Kaltër, ndërkohë që në pranga ra një person.

“BalkanWeb” mëson se sasia e sekuestruar është 42 kg e 750 kg. Burime zyrtare nga policia e Sarandës bënë me dije se në pranga ra Ermal Kacaj nga Gjirokastra, 30-vjeç. Operacioni në fjalë u ndërmor nga Policia e Sarandës, sektori Anti-Drogë, ndërkohë që informacioni u dha nga Drejtoria e Policisë së qarkut Gjirokastër.

Droga ishte fshehur në automjetin tip ‘Mercedes-Benz’, ndërsa kishte si destinacion Greqinë. Aktualisht drejtuesi i mjetit po merret në pyetje në komisariatin e Sarandës.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: