Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë parë sot teksa kanë lëvizur në pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës. Përmes një njoftimi për media nga vetë FSK, bëhet me dije se janë zhvilluar marshimet kondicionalë taktike, për të cilën FSK pretendon se është vënë në dijeni edhe komandanti i KFOR-it dhe stafi i tij që janë të vendosur në bazën e KFOR-it në Maxhunaj.

FSK ka sqaruar se në kuadër të planit tre mujor të trajnimeve për muajin qershor, sot kanë realizuar marshimin 12 kilometra në zonën e përgjegjësisë në rajonin e Mitrovicës.

Ky marsh ka nisur nga ora 09:00 në mëngjes nga kazerma Minatori në drejtim të fshatrave Bajr, Frashër i Vogël dhe Frashër i Madh dhe kanë marrë pjesë 215 ushtarë të FSK-së.

“Marshimi është realizuar duke filluar nga ora 09:00 nga kazerma “Minatori” në drejtim të fshatrave Bajr, Frashër i Vogël dhe Frashër i Madh. R3K në këtë marshim ka marrë pjesë gjithsej me 215 pjesëtar. Qëllimi i këtij marshimi ka qenë mbajtja dhe përmirësimi i gatishmërisë fizike të pjesëtarëve të R3K”, thuhet në njoftim.

Kjo ka nxitur reagim nga pala serbe, ku komandanti i forcave të ushtrisë serbe ka mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme për media, duke thënë se ka informuar edhe KFOR-in dhe ka kërkuar masa urgjente për “mbrojtjen e popullit serb”.

” Sipas fakteve, e informova komandantin e KFOR-it se kërkojmë masa urgjente për mbrojtjen e popullit serb në Kosovë. Kjo është kërkesa jonë për KFOR-in dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, ka thënë Milan Mojsiloviç.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: