Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, njëherësh aktivist i lëvizjes ‘Nisma’ e cila dorëzoi edhe kallëzimin e parë kundër tenderit të sterilizimit, ka folur sot në lidhje me marrjen në pyetje të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Në një lidhje skype për “Open” në ‘News24’ Soko tha se pret që drejtësia të vërë para përgjegjësisë abuzuesit e tenderit.

“Është denoncimi parë zyrtar në 24 dhjetor, një ditë para Krishtlindjeve i bërë nga “Nisma”. Pikënisja është marrë nga denoncimi jonë. Flisnim për një abuzim me paratë publike, shkelje të barazisë në tendera për shkak të që u dha pa garë kjo para publike. SPAK ka zhvilluar hetimin më progresiv dhe kanë bërë hetim e për lidhjet faktike mbi ato që kemi marrë ne zyrtarisht nga kompanitë. Kur e pyetën i thanë zëvendësministrit te historia e parë e prokurorisë në 2016-2017, se pse vendosët ju që për tenderin sterilizimin të blinit të reja pajisjet? Pse nuk i blerë? përgjigja ishte; ‘s’kishim 11 mln euro’. Por ne në vit paguajmë 17 mln euro. Ky është abuzim i pastër. Një shërbim ku sterilizimi kushton maksimalisht 250 lekë të vjetra, kërkonte ujë dhe energji. Një set kirurgjikal kushtonte 2 euro. Këtë ‘2 euro’, paguajmë për setet e mëdha 300 euro. Është rritur buxheti i sterilizimit me 85 herë. Pres rezultate. Besoj se para shtatorit do të kemi atë që presim, çuarjen para përgjegjësisë ata që janë përgjegjës.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb