Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se AKSHI është ‘kopshti’ privat i kryeministrit Edi Rama, ndërsa nga pas fshihet baxhanaku i tij, Armand Frengu. Ai tha në një dalje për mediat se Agasi ka marrë peng biznesmenë për llogari të Ramës.
“Çdo e dhënë për çdo shqiptar, çdo e dhënë për sigurinë kombëtare të këtij vendi, anëtar i NATO-s, siguria kombëtare e Shqipërisë është siguri kombëtare në sistemin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, të gjitha pa përjashtim, në një bashkëpunim kriminal të AKSHI-t, që është database i të gjithë të dhënave, janë disponuar nga Ergys Agasi, Fatmir Troplini, Elvis Doçi, Suel Çela, kartelet shqiptare të drogës në Amerikën Latine. Pa përjashtim, të gjitha të dhënat janë eksportuar nga të gjithë sistemet e IT në Shqipëri, nga famëziu Ermal Beqiri, Ergys Agasi, Mirlinda Kaçanaj. Kjo përbën ngjarjen më të rëndë në rrafshin e sigurisë kombëtare dhe të historisë së shtetit shqiptar. Sot, kartelet e drogës, armiqtë e Shqipërisë, që i kontrollojnë dhe punojnë me to, Ergys Agasi, disponojnë çdo të dhënë. Në eksportin e të dhënave të TIMS, eksport që ndodhi vetëm pak ditë pas emërimit të Taulant Ballës ministër, të dhëna top-sekret për sigurinë dhe luftën kundër kriminalitetit, është dora e zezë e AKSHI-t, e Ermal Beqirit dhe të tjerëve. Pra, bashkëpunimi i organizatës kriminale në krye të AKSHI-t, kopshtit privat të Edi Ramës, që ka për strumbullar Armand Frangun, baxhanakun e Edi Ramës, rreth të cilit kanë operuar Ermal Beqiri, Gerond Meçe, Ilir Beqaj dhe të tjerë. E faktuar kjo! Në një akt të paimagjinueshëm vjedhjesh, korrupsioni, pengmarrjesh, gjithnjë për llogari të Armand Frangut, me prestanome ortakët e tij Ermal Beqiri, Gerond Meçe dhe të tjera, kjo organizatë ka kryer krimet më të rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe për vendin.”, tha ai.
