Berat Gjimshiti do të jetë edhe në ndeshjen e sotme ndaj Andorrës titullar dhe kapiten i kuqezinjve. Për mbrojtësin shqiptar, do të jetë një ndeshje që e barazon atë me një nga emrat më të njohur në historinë e Kombëtares, ish-sulmuesin Igli Tare.

Kjo do të jetë ndeshja e 68-të në karrierë me Shqipërinë për Gjimshitin, duke barazuar Taren në vendin e 12-të në renditjen e të gjitha kohëve me fanellën kuqezi, teksa tashmë lë mbrapa dy emra të tjerë shumë të njohur si Alban Bushi e Altin Haxhi.

Para tij mbeten vetëm 11 lojtarë, në listën e cila kryesohet nga Elseid Hysaj i cili sonte do të regjistrojë ndeshjen e 95-të si kuqezi. Më i afërti për t’u arritur është Andi Lila, i cili regjistron 70 ndeshje me fanellën e Kombëtares.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: