Policia Rrugore e Beratit vijon monitorimet në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar mjeteve të cilët qarkullojnë me xhama të riveshur dhe shtetasve që drejtojnë mjetin, nën ndikimin e alkoolit.

Gjatë 2 javëve të fundit, janë arrestuar 2 shtetas, për drejtim të mjetit, në ndikimin e alkoolit. Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.

Më tej, gjatë kësaj periudhe:

janë ndëshkuar administrativisht 2 drejtues mjeti, për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit;
janë ndëshkuar 194 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
janë ndëshkuar 36 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
janë ndëshkuar 57 drejtues motomjetesh, për mosvendosjen e kaskave mbrojtëse;
janë ndëshkuar 10 drejtues mjetesh, për shpejtësi mbi normat e lejuara;
janë ndëshkuar 410 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
janë ndëshkuar 183 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Policia Rrugore e Beratit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb