I gjithë qarkullimi i mjeteve ka ndalur sot për 1 minutë në të gjithë qarkun e Beratit, në përkujtim të viktimave nga aksidentet rrugore. Situata është monitoruar nga efektivë të policisë rrugore dhe të gjithë drejtuesit e mjeteve fikën makinat dhe mbajtën 1 minutë heshtje për të gjithë ata qytetarë që kanë humbur jetën pas përfshirjes në aksidentet rrugore.

Shefi i Qarkullimit Rrugor të qarkut Berat, Ali Yzeiri ka konfirmuar se edhe pse gjatë këtij viti numri i viktimave të aksidenteve rrugore është ulur në krahasim me një vit më parë, numri i të plagosurve është rritur me 5%. Yzeiri ka bërë apel të fortë për sistemimin e sinjalistikës rrugore (vertikale dhe horizontale) si dhe vendosjen në rrugë të barrierave, ose siç njihen ndryshe “policat e sheshtë”.

Ai ka deklaruar se i është kërkuar të pesta bashkive të qarkut Berat që të rinovohet sinjalistika horizontale e vertikale në të gjithë qarkun, ndërkohë që ka deklaruar se në akset problematike dhe në pikat e errëta policia rrugore e Beratit ka vendosur Njësi Operacionale, të pajisura me Radar.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb