Alfred Lela, i ftuar në “Kjo Javë” në News24 ka deklaruar se një nga arsyet pse kandidatura e Alesia Balliut nuk është pranuar në garën për kreun e PD, është se ka bër1% fushatë për një parti tjetër.
Në një postim në rrjetet sociale, Balliu deklaron se diçka e tillë nuk ka ndodhur.
“Më jep një provë apo dëshmi ku unë kam firmosur apo kam ikur në parti tjetër. Zëdhënësi i Sali Frikacakut askush nuk ma mohon dot kontributin tim në PD dhe nuk do lejojë askënd të mohojë kontributin e çdo demokrati që ka sakrifikuar për atë parti. PD është e demokratëve dhe e shqiptarëve dhe nuk kam për ta lënë në asnjë moment që ajo të trajtohet si prona e Sali Frikacakut’, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Dy fjalë për zëdhënësin e Sali Frikacakut!
Njeriu që ulte pantallonat përballë Ramës dhe i tregon gishtin Zonjave në emisione tashmë ka filluar të shpifi si zëdhënësi i Sali frikacakut. Më jep një provë apo dëshmi ku unë kam firmosur apo kam ikur në parti tjetër. Zëdhënësi i Sali Frikacakut askush nuk ma mohon dot kontributin tim në PD dhe nuk do lejojë askënd të mohojë kontributin e çdo demokrati që ka sakrifikuar për atë parti. PD është e demokratëve dhe e shqiptarëve dhe nuk kam për ta lënë në asnjë moment që ajo të trajtohet si prona e Sali Frikacakut. Do më keni përballë✌️🇦🇱
Zoti e bekoft PD✌️ Zoti e bekoft Shqipërinë
