Federata Meksikane e Futbollit (FMF) gjobiti Javier Hernandez, i njohur si Chicharito, për postimin e videove me komente seksiste në Tik Tok.
Komentet e tij u konsideruan si promovuese të stereotipeve gjinore dhe u dënuan si dhunë mediatike që shkel barazinë gjinore në sport.
Pas një hetimi nga komisioni përkatës, lojtarit iu dha një gjobë financiare dhe një paralajmërim, me masat e marrë që do jenë më të ashpra në rast të një shkeljeje të përsëritur.
“Mos kini frikë të jeni gra, të lejoni veten të udhëhiqeni nga një burrë”, – mësohet të ketë thënë Chicharito. Deklaratat e tij kanë marrë kritika të forta si nga tifozët ashtu edhe nga figurat publike.
