Kreu i PD Sali Berisha në një takim në Vaun e Dejës, ka folur në lidhje me replikat mes Kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesit të Rumanisë në KiE.

Berisha e quajti Ramën anti-shqiptar dhe tha se

“Mbajti fjalimin iu ngrit përfaqësuesi i Rumanisë tha s’jemi Prokurori, ndaj tha pse ke frikë nga hetimi. Ai e kishte fjalën për udhëheqjen politike të Kosovës. Nëse Tahçi u zbrit nga avioni shkak janë qendrimet e Ramës dhe të tijve që vraponin të bllokonin gjykatën. Edhe sot bëri skandalin e i tha tjetri s’jemi Prokurori. I tha Balkani i Hapur është kundër Kosovës ti e promovon.

Kudo që udhëton, udhëton si anti-shqiptar i mirëfilltë”, tha ai

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: