Deputeti i PD Tritan Shehu është shprehur përmes një reagimi në rrjetet sociale se kryedemokrati Sali Berisha është ai që mban së bashku partinë dhe opozitën, ndërsa e cilësoi si një burim qëndrese e optimizmi.

Ai shtoi se përballja me qeverinë kërkon lëvizje popullore dhe rivendosja e rregullave demokratike përbën një objektiv kryesore, jo vetëm të opozitës, por edhe të opinionit të gjerë shoqëror.

  • foto galeri

Shehu shtoi se Parlamenti mbetet një arenë e rëndësishme e luftës politike pavarësisht situatës ku ndodhet, ndërsa theksoi se roli i tij është i rëndësishëm për “goditjen e regjimit, transmetimin e alternativave dhe komunikimin e sensibilizimin e opinionit të brendshëm e të jashtëm”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb