TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ambasadoren shqiptare në SHBA, si të lidhur me trafikantë dhe kriminelë. Berisha i referohet një denoncimi nga një person anonim që jeton në SHBA. Sipas denoncimit, ambasadorja Fabiola Faber kryen takime me kriminelë dhe është e lidhur me Genti Xhixhën, personi i akuzuar se drejtonte rrjetin e kokainës dhe fabrikën në Xibrakë.
Personi që denoncon ambasadoren thotë se ka edhe korrespondencat që faktojnë sipas tij, lidhjen e znj. Faber me kriminelë dhe trafikantë.
“Të dashur miq, ambasadorja e Shqipërisë në Uashington, mbesa e sul Bushatit dhe kushërira e Ditëziut ministër, që sa ishte në Shqipëri shquhej për falsifikim deklaratash dhe dokumentesh, mban lidhje të forta me elemente kriminale të diasporës shqiptarë në SHBA.
Njësoj si kushëriri i tij ministër, është vëlla me narkotrafikantin Genti Xhixha, Fabiola ambasadore ka preferenca të hapura ndaj elementëve të malavitës dhe trafiqeve shqiptare”, shkruan Berisha.
DENONCIMI I QYTETARIT
“I nderuar Z. Berisha,
Uroj te jeni mire dhe me perkushtimin që ju karakterizon. Kemi komunikuar edhe më parë bashkë ku ju kam shprehur shqetësimet e perfaqesimit diplomatik këtu në SHBA, por incidenti i fundit i ambasadores shqiptare këtu ishte i pa precedent. Pasi kishte kërkuar vetë një takim me një grup intelektualësh dhe studentësh në Detroit, Michigan i bojkoton këta të fundit dhe nuk paraqitet në takim. Axhenda e saj e përgatitur nga disa individe me precedentë penalë në SHBA e drejton ambasadoren për darkë tek kolegu i tyre i sapo dalë nga burgu federal ne SHBA. Ambasadorja mendjeshkurter bojkoton studentet dhe intelektualet per te vizituar dhe darkuar me kriminelet. Edhe pse kuptojme qarte qe ambasadorja ndjek linjen kriminale te qeverise që përfaqëson pjeses së shëndoshë dhe intelektuale te diasporës i vjen keq per një përfaqësim kaq të dobët dhe injorim flagrant te vlerave që përfaqëson. Sot ne televizionet lokale ka dale dhe një deklaratë për shtyp e këtij incidenti. Kryetari i Dhomës se Tregtisë dhe Përfaqësuesi i Shoqatës Kulturore Shqiptare ne Detroit Z D.B. diaponon të gjithe korrespondencen tê cilë mund tua dërgojmë. Besojmë që do të jeni zëri ynë për këtë incident të shëmtuar.
Respekt, E. H.”
(el.sp/BalkanWeb)
