TIRANE- Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas 8 dhjetorit, duket se është bërë nostalgjik. Kjo duket të paktën në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ku ai ka publikuar për miqtë e tij fotografi nga protestat e PD-së 25 vite më parë, por edhe aktivitete të ndryshme.
“Album nga ditët e themelimit të lirisë, pluralizmit politik, Partisë Demokratike të Shqipërisë 25 vite më parë! Sb”, shkruan lideri historik i PD-së, teksa publikon edhe fotot.
(el.sp/BalkanWeb)
