Analisti Edvin Kulluri komentoi lëvizjen e Ervin Salianjit në PD, teksa demokrati ka nisur takimet me anëtarësinë dhe strukturat me qëllim rizgjimin e partisë.
I ftuar në programin e drekës në News24, Kulluri se Salianji dhe Alimehmeti po bëjnë një lëvizje të zgjuar që nuk po sulmojnë direkt kryedemokratin Sali Berisha.
Edvin Kulluri: Ne kërkuam dorëheqjen e Lulzim Bashës, madje dy herë e kërkuam të parevokueshme. Nuk mund të rikuperonte më PD me atë lidership, dhe besoj kemi qenë të qartë. Ndaj kërkohej një rinovim i PD. Këto janë dhe këshilla për Salianjin dhe Alimehmetin. Sot Berisha është shumë i dobët. Se di nëse Salianji do të jetë më me Alimehmetin, pasi është më i qartë. Ky brezi i ri që ka ardhur, pavarësisht se kanë vepruar mirë apo keq, kanë eksperiencë. Ndaj debati bëhet i rëndë për Berishën.
Që PD ka marrë 12.8 % të votave, ka ardhur fundi. Berisha ka bërë një gabim të rëndë. Gabimi më i rëndë i Berishës është se ka shkelur çdo premtim që ka thënë në foltore. Këtë po thonë dhe Salanji dhe Alimehmeti. Partia është më e përçarë dhe më e dobët. Ndaj këta djemtë kanë mundësi më të mirë. Asaj partie s’ke ça i përçan më. Është një gjë që të ndash një tenxhere me oriz, por çmund t’i ndash një kokrre orizi! Jemi në fillimet e lëvizjes, ka kohë për të verifikuar se ku do të shkojë. Unë prej se do të eskalojë lëvizja. Nuk kanë nisur duke goditur Berishën që në gjuajtje të parë.
