Ndërkohë që kryetari i Kuvendit Niko Peleshi i ka dhënë fjalën de Interpelancën e kërkuar me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar fjalën.

Pasi Peleshi i tha se nuk ka të drejtë pasi ishin në proces votimi dhe nuk ishin në debat e as nuk iu përmend emri, Berisha u vendos në Foltore duke mos lejuar vijimin e seancës.

Peleshi në këto momente ndërpreu seancën duke vendosur 5 minuta pushim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb