Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i është përgjigjur deklaratave të kreut të PD Sali Berisha, pasi ky I fundit, tha se ‘Salianji u birësua politikisht’. Gjithashtu në konferencën e mbajtur për mediat, Berisha tha se është i vetëpërjashtuari dhe  se nuk ndryshon asgjë.

Gjithashtu Salianji një përgjigje e ka dhënë edhe për deklaratat e Berishës për Fatmir Xhafën.

Reagimi:

Në mungesë të votës, shpik etiketa.

Në mungesë të garës, shpall “të vetëpërjashtuar”.

Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara.

Partia Demokratike nuk është klub privat ku hyrjet dhe daljet vendosen me humorin e një njeriu, por një forcë politike që duhet të funksionojë me rregulla dhe me votën e anëtarëve të saj.

Ironike që ky që flet për demokraci, është i pari që i trembet asaj.

Unë nuk kam nevojë për bekime, as për leje.

Kam vetëm një kërkesë: garë të hapur dhe votë të lirë.

Pjesa tjetër është zhurmë për të mbuluar frikën. E frikë bën mirë që ka se e ka keqpërdorur funksionin për interesa personale dhe biznesi! Demokratët duan një Parti Demokratike fituese!

Sa për hallin që ka se mos “vras” Xhafën, i flet subkoshienca se ka merak se mos “vrasim’ Ramën me votë. Burri ka kohë te turpërohet gjithë jeten e vet, por të bier në këtënivel është e paimagjinueshme dhe fiks siç nuk e urojnë as kundërshtarët më të ashpër!

Shpifje si kjo tregojnë sa të madhe e ka frikën dhe dëshpërimin, akuzat për vrasje dihet kush i ka mbi shpinë, siç dhe tregon mëndesinë vrasëse sepse dikush që dëgjon këto biseda dhe nuk i denoncon tregon për veten!

Meqë ky po e mbështet SPAK këtë periudhë, unë jam i gatshëm dhe i bëj thirrje SPAK të nisë hetimin për tentativë vrasje ose moskallëzim krimi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb