“Halli i Berishës është të mbrojë veten e tij dhe familjen”, kështu u shpreh analisti Ergys Mërtiri në një intervistë në “News24”.

Gjithashtu në analizën e tij, Mërtiri theksoi se kreu i PD, nuk shqetësohet nga përjashtimet sepse në thelb halli i tij është ti shpëtojë burgut.

Ndërsa shtoi se sipas Berisha bën protesta të dështuara, vetëm për të bërë zhurm sepse nuk ka qëllimin që të vijë në pushtet.

“Berishës nuk i duhet partia, por i duhet të mbajë partinë si logo, grupin e zjarrit sepse sot është një parti militante kundër hetimeve. Berisha e ka luksin të përjashtojë këdo sepse nuk i duhet të fitojë përballë Ramës. Pra atij i duhet që të jetë aty si lideri i opozitës, duke pasur ekskluzivi tetin mbi opozitën. Ndaj ai nuk e ka problem për faktin që po i ikën militantë, apo njerëz që kanë sakrifikuar për këtë parti. Por atij i duhet partia vetëm si mburojë…Sepse Berisha rrezikon burgun, ai familja e tij dhe njerëzit e tij dhe në kushtet kur rrezikon burgun. Në thelb halli i Ramës dhe Berishës është i njëjtë. Në momentin që këta lënë pushtetin janë të ekspozuar ndaj hetimeve dhe e dinë shumë mirë ku përfundojnë. Berisha e di që nuk vjen më kurrë në pushtet dhe halli i tij është SPAK dhe çdo gjë e bën për t’u mbrojtur. Bën protesta të dështuara, gjuan me molotov, përjashton njerëz gjithçka që i sjell kosto elektorale. Si ka mundësi që një njeri bën autogola? I bën sepse nuk i duhet loja më”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb