Ish-eurodeputetja gjermane Doris Pack ishte sot e ftuar në studion e News24, ku komentoi zhvillimet politike në Shqipëri dhe qëndrimin e opozitës në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar në shtator.
Sipas ish-eurodeputetes, opozita duhet të vijojë betejën politike, por jo vetëm në rrugë. Ajo theksoi se lideri i opozitës, Sali Berisha, duhet të ngrejë zërin brenda Kuvendit dhe të përfaqësojë qytetarët që kanë votuar.
Ajo komentoi gjithashtu edhe mbi procesin zgjedhor të fundit në vend, duke u shprehur se ishte i manipuluar.
“Askush nuk mund të mohojë faktet, ka prova e video që zgjedhjet janë të falsifikuara. I kam parë vetë faktet dhe mendoj se ODHIR duhet t’i përmbahet gjetjeve dhe shpresoj shumë që KE t’i marrë këto çështje seriozisht. Sa i përket parlamentit të ri mendoj se deputetët e opozitës janë zgjedhur, duhet të shkojnë në Kuvend dhe të gjejnë argumentet për të gjetur mënyrën të bëjnë politikë me shumicën, nuk mund të qëndrojnë jashtë.
Berisha duhet të vijojë betejën, por jo vetëm në rrugë, kjo nuk i ndihmon – janë në zgjedhur të ngrenë zërin brenda Kuvendit”, tha ai.
(BalkanWeb)
