Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Agron Kapllanaj, njëherazi edhe kryetari i degës së PD në Fier, ka reaguar ndaj thirrjeve për dhunë. Ai shkruan në “Facebook”, se Brisha do gjakderdhje e dhunë, duke shtuar se është vetëm kreu i një grupi kriminal.

Postimi i Agron Kapllanajt:

Kryetari i degës së PD, Fier, dhe anëtari i kryesisë, Agron Kapllanaj reagon ndaj thirrjeve për dhunë:

Sali Berisha do gjakderdhje. Ai do dhunë. Ai nuk është më politikan. Është vetëm kreu i një grupi kriminal. Ndaj ka lëshuar zëdhënesit e tij me pagesë të bëjnë thirrje për dhunë.


(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: