Kryeministri Edi Rama nuk është ndalur me sulmet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve në vend, ndërsa theksoi se ata duhet të merren me mesazhin dhe jo me mesazherin. Ai tha se magjistratët duhet të bëjnë punën, pasi paguhen sa frëngu pulën. Ai kujtoi dhe sulmin që dikur Berisha bëri ndaj ish-kryeprokurores Ina Rama që e etiketonte si ‘lavire bulevardi’.
“Ku ishin fshehur kur Berisha e ngrinte puçistë dhe e ulte lavire bulevardi kryeprokuroren. Tani po hyjmë në Europë. Tani, sot në këtë kohë atij që s’u bë dot pasardhësi im pasi ishte paraardhësi im, nuk ia artikulojnë dot gjysmë llafi edhe pasi del dhe i lexon prokurorit më kurajoz librin e shtëpisë. Ndaj u sugjeroj të merren me mesazhin, jo mesazherin, se paguhen nga taksat e shqiptarëve si frëngu pulën me 500 këshilltarë dhe sekretari që të qeverisin sistemin e drejtësisë e jo të ankohen për kërcënime inekzistente.
Kurrë nuk do të ndërhyjmë ne në çështjet e drejtësisë. Por kur un ë ngre zërin se më vjen turp skur lexon raportin e KE për të paraburgosurit në Shqipëri dhe nuk bëhet asgjë për të trajtuar me seriozitet raportin, përkundrazi e vetmja gjë që i bën të ndjehen se ekzistojnë janë deklaratat për mua, kjo është për të vënë duart në kokë. Po bëhen ca si shumë këto arsyet për të vënë duart në kokë”, tha ai.
