Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD Edvin Kulluri, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se SPAK etiketohet në mënyra nga më të ndryshmet.

Kulluri deklaroi se Berisha i thotë SPAK-ut, KAPS, ndërsa Meta i thotë torollak. Sipas tij, Rithemelimi duhet të ndajë mendjen nëse i beson ose jo SPAK-ut.

“Rithemelimi nuk e njeh SPAK si organ, pra drejtësinë e pavarur sepse e akuzojnë si palë apo KAPS. Berisha e ka quajtur si organizatë kriminale, teksa Meta e quan torollak. Ndërkohë pasdite çojnë letra në SPAK. Duhet të jenë të qartë i besojnë apo jo Reformës në Drejtësi”, tha ai.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb