TIRANE– Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar pasardhësin e tij Edi Rama, ndërsa theksoi se ky i fundit u bë ‘synet politik’ nga presidenti turk Erdogan. I ftuar në “Opinion” Berisha pohoi se Erdogan ka ndikim në Shqipëri.
“Në 8 shtator të 2013 Erdogani bëri ‘synet politik’ Edi Ramën. Kjo është e njohur. Ka mundësi që Rama të shkojë në mbledhje me kabinetin e tij pa krijuar qeverinë. Nuk kishte ndodhur kurrë kjo”, tha Berisha.
Ndërkohë analisti Lorenc Vangjeli deklaroi se Erdogan ka bërë ‘synet politik’ tre kryeministra, Nanon, Berishën dhe Ramën.
Por Berisha ka ndërhyrë menjëherë ndërsa ka shtuar se: “Kjo nuk është e vërtetë. Meqë po më fut në kete bisede. Berisha ia largoi jashtë grupin parlamentar. Marrëdhëniet me Turqinë i konsideroj të rëndësishme. Kur tentoj për varësi i thashë ‘Jo’. U prishëm me Erdoganin që të votonim për rezolutën për Palestinën, the i thashë ‘Jo’. Nuk kam asnjë keqardhje”, -tha Berisha.
(ed.me/BalkanWeb)
