Endrit Shabani u zgjodh me 85 vota pro Avokat i Popullit. Kreu i PD Sali Berisha në takimin e tij të zhvilluar me qytetarë e mbështetës në Elbasan, e vlerësoi si gabim dhënien e firmave, duke e cilësuar Shabanin si avokatin e Edi Ramës.
“Gabim ishte, e pranoj dhe ju jeni të shqetësuar. Gabim ishte ajo me firmat e Endri Shabanit, avokatit të Edi Ramës, dhe unë ju kërkoj ndjesë. U dhanë ato firma në periudhën kur pati mbështetje ndaj kandidatit tonë të Tiranës dhe ato firma u tërhoqën menjëherë, secili nga deputetët i hoqi ato firma menjëherë”, tha Berisha.
