Kreu i PD Sali Berisha ka vijuar të mbetet mes protestuesve pas tensioneve të krijuara para godinës së Kryeministrisë me hedhjen e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt godinës së kreut të qeverisë.

Pas këtij momenti drejt protestuesve është hedhur ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit janë drejtuar drejt ambienteve të Kuvendit.

Sakaq, kryedemokrati Berisha është parë i pajisur me maskë kundragaz dhe së bashku me simpatizantët e PD i janë drejtuar në këmbë ambienteve para Parlamentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb