TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi dhe oficeri Gentian Çitozi të përfshirë në skandalin e dhunimit e përdhunimit të një vajze nga Fushë-Kruja janë miq të ngushtë.
Kjo është dhe arsyeja që sipas Berishës, dosja iu hoq Nuhut dhe iu dha Çitozit. Për më tepër sipas qytetarit që denoncon tek Berisha, gruaja e Çitozit është sekretare e Artur Bushit.
STATUSI I BERISHËS
Ja pse dosja e Xhensilës iu hoq Nuhit dhe ju besua Çitozit!
Qytetari dixhital denoncon:
Gentian Çitozi miku më i ngushtë i Artur Bushit!
Bashkëshortja Çitozi sekretare e Artur Bushit!
Lexoni mesazhin e tij. sb
Z. Berisha Kjo vajza Xhensila Maloku është e kërcënuar dhe e shantazhuar nga oficeri i Policisë Gjyqësore Gentian Çitozi që është miku më i ngushtë i Artur Bushit që qysh ditën e parë të punës si kryetar bashkie e ka marrë sekretare gruan oficerit Gentian.

MOHIMI I ARTUR BUSHIT
Nga ana tjetër kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi mohoi përfshirjen e tij në këtë çështje dhe tha se nuk e njeh Emiljano Nuhun dhe se nuk ka qenë kurrë në komisariatin e Fushë-Krujës. E për të vërtetuar këtë ai që janë kamerat e sigurisë së komisariatit.
(m.k/BalkanWeb)
