Kryetari i PD, Sali Berisha vijon të jetë i mendimit se opozita ndodhet në kilometrin e saj të fundit, për largimin e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.
Gjatë mbledhjes me Kolegjin e Kryetarëve në selinë blu, lideri demokrat paralajmëroi se do të vijojë protestat të cilat siç i përkufizoi ai “janë arma kryesore e opozitës”.
“Ne do bëjmë gjithçka me qytetarët kundër tij, gjersa të largohet nga pushteti. Ky është qëndrimi ynë. Ne jemi legjitim në çdo akt kryengritje paqësore ndaj këtij regjimi”, tha Berisha.
Sali Berisha: Jemi në kilometrin e fundit. Prapë e them këtu, do ta them gjithnjë. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që problemet që ne kishim i kemi lënë mbrapa. Tani kemi një problem. Dhe ky është problem Edi Rama, pushteti i krimit. Dhe ne duhet të qëndrojmë me të me të gjithë forcën. Koha provon se protesta është arma jonë më kryesore. Ky asgjësoi parlamentin, si kurrë ndonjëherë. Parlamenti është inekzistent. Nuk lejon asnjë komision hetimor parlamentar. Nuk pranon asnjë interpelancë. Nuk pranon asnjë debat me mocion. Deputetëve tanë nuk iu sjellin informacionin, dokumentat sipas ligjit të detyruar. Ai jep një jo një, po 1000 arsye që ne të braktisim parlamentin. Ne nuk e bëjmë atë. Jo. Pikërisht se ai do. Ne nuk e bëjmë atë. Por ne, ne do bëjmë gjithçka me qytetarët kundër tij, gjersa të largohet nga pushteti. Ky është qëndrimi ynë. Ne jemi legjitim në çdo akt kryengritje paqësore ndaj këtij regjimi.
