TIRANË – Anëtari i Kryesisë së PD-së zyrtare Fitim Zekthi, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 të moderatores Ina Qirjo, deklaroi se Rithemelimi është një lëvizje e Sali Berishës, që për të, është bolshevike. Zekthi theksoi se Foltorja krijoi një konflikt në palën tjetër. Ai shtoi se lëvizja e Berishës u nis për qëllime jopolitike. Për Zekthin, Lulzim Basha së paku nuk ndryshon qëndrimet e tij dhe ka dhënë deklarata të moralshme.

“Unë shoh që Rithemelimi po bën gjëra të reja, që gjasme po bëjmë diçka. Për mua lëvizja e Foltores ka qenë e gabuar, ka prodhuar dhe do të prodhojë humbje. Lëvizja e Foltores nuk prodhon kurrë rezultat. Lëvizja është nisur për qëllime jopolitike. Berisha nisi në mënyrë paralele një lëvizje bolshevike. Ai bëri një Kuvend në stadium, ndërsa lëvizja e Berishës krijoi konflikt total në anën tjetër. Kishte njerëz në palën tonë që sulmuan njëri-tjetrin dhe tani kanë shkuar aty. Nëse lëvizja nuk ka moral e ide politike është e kotë që flasim. Morali shihet tek koherenca.

Tek Rithemelimi janë ca njerëz që fillimisht u shanë, ishin kundër, ndërsa tani bashkohen. Edhe Gazment Bardhi nuk ka konsistencë politike. Unë kam pasur dhe kam respekt për Berishën, por jam kundër lëvizjes së tij dhe tyre. Nuk them se aty nuk ka njerëz të ndershëm tek Rithemelimi, ka, por lëvizja është e gabuar. Kështu siç veprohet, mund të themi se është politikë e keqe, që mendon vetëm për veten. Njeriu matet me koherencën. Shqipëria e PD kanë nevojë për moral. Z Basha së paku nuk po qëndron qëndrime, po përpiqet të mbajë ca qëndrime qytetare”, deklaroi Zekthi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb