TIRANE – Ish-kryeministri Berisha e cilëson si hapin e parë të dekusarizimit heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima. Në përfundim të mbledhjes së grupit të PD-së Berisha tha se Gjykata Kushtetuese i dha goditjen e merituar Kokëdhimës.
“Kur mendon se dje dy vogëlushë të nisur me të ëmën për të takuar ne qeli te atin qe mbahej brenda se kishte bërë një shtesë ndërtimi në një kohe kur ky kryekusar ndërton saraje në Qeparo, duke shkelur dhjete ligje, nuk ka se si të ndihesh i lënduar gjer në palcë. Unë shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta të atit për dy engjëjt e humbur dhe dënoj me përçmim dhe neveri të madhe këtë klikë kusarësh që nuk njeh ligj, normë, moral, përveç pasurimit të tyre.”- deklaroi Berisha.
(er.nu/BalkanWeb)
