Në takimin me demokratët e degës nr.2 në Tiranë, kreu i opozitës Sali Berisha u shpreh se aspekti i dytë dramatik i këtij drejtimi është varfërimi i madh dhe i vazhdueshëm i qytetarëve shqiptarë.

“Ky varfërim ka për tregues të qartë pensionet dhe rrogat lrejtësisht të papërshtatshme për çmimet e tregut dhe për një jetë normale. Sot, një pensionist me pensionin e tij mesatar merr 165-170 euro, krejtësisht të pamjaftueshme për përballimin e jetës. Të mos diskutojmë për ata që marrin pensionin minimal 120 euro. Por këta që marrin pensione të plota, këta janë pakica. 57% e pensionistëve marrin pensione të pjesshme.

E gjithë kjo situatë ka vetëm një faktor dhe ky faktor është korrupsioni, vjedhja, shpërdorimi, përvetësimi i parave të taksve tuaja nga qeveritarët.

Është një vjedhje e tillë, saqë tejkalon çdo imagjinatë”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb