Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë këtë të premte në një iftar të shtruar për besimtarët myslimanë të Degës 6 Kombinat, nga kandidatët e Opozitës për Qarkun Tiranë, Akil Kraja dhe Mimoza Hajdarmataj.

Gjatë fjalës së tij, Kryetari i PD theksoi rëndësinë e agjërimit si një akt fisnik që prek sakrificën.

Berishaa
Berishaa

Berisha shprehu mirënjohje për imamët dhe punën e tyre frymëzuese për besimtarët, duke theksuar rolin e xhamisë në bamirësinë ndaj shqiptarëve në nevojë.

Lideri Opozitar, Sali Berisha, tha se bamirësia është një traditë e shquar e shqiptarëve dhe uroi që të gjithë shqiptarët të frymëzohen nga kjo ndjenjë.

“Ne shqiptarët kemi një traditë e cila po rikthehet me shpejtësi, dhe kjo traditë e lidhur me shpirtmadhësinë, qendron me bamirësinë tonë.

Këtu po tregoni për rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të xhamisë dhe imamëve në bamirësinë ndaj shqiptarëve në nevojë.

Berisha 1
Berisha 1

Uroj dhe shpresoj që të gjithë shqiptarët të frymëzohen nga kjo ndjenjë”, tha Berisha.

Berisha deklaroi më tej se studiuesi që kanë njohur Shqipërinë, kanë folur me admirim të madh për miqësinë e tyre.

Kryetari i Partisë Demokratike e mbylli fjalën e tij duke shprehur mirënjohjen më të thellë për kandidatët që shtruan iftarin dhe me lutjet se vitin tjetër Ramazani dhe Bajrami do të pritet dhe festohet ashtu siç shqiptarëve ua do zemra.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb