Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza të reja ndaj kryeministrit Edi Rama, përgjimet që BalkanWeb publikoi dje ku shfaqeshin komunikimet mes Ballukut dhe Evis Berberit, bashkëpunëtorit të saj të arrestuar.
Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se mesazhet ishin të diktuara drejtpërdrejt nga Rama.
“Lexoni mesazhet që ‘Lubia’ i dërgonte ‘Berberit’. Në çdo frazë ishin të diktuara nga Edi Rama. Ndaj ne do të merremi direkt me Edi Ramën,” – deklaroi Berisha.
Ish-kryeministri shtoi se opozita do të intensifikojë veprimet e saj politike, duke e konsideruar këtë si një “moment kyç për zbardhjen e ndërhyrjeve të qeverisë në drejtësi”.
