Kryetari i PD, Sali Berisha insiston se në dosjen e SPAK për ish-zv/kryeministren Belinda Balluku nuk ekziston asnjë emër i opozitës. Gjatë bashkëbisedimit online me ndjekësit, Berisha tha se artikulimi në publik i tezës sikur përfaqësues të PD përmenden në dosje, është pjesë e shpifjes së nxitur nga kryeministri Edi Rama.

“Do të më falni, por dosja Balluku nuk u është dhënë deputetëve. Atyre u është dhënë një raport për të cilin ata kanë firmosur para prokurorit se mbajnë përgjegjësi penale në rast se e nxjerrin raportin. Tani nëse ndokush mund ti shkojë mendja se në dosjen Balluku ekzistojnë emra opozitës, gabojnë shumë, shumë rëndë. Ju garantoj se nuk ekziston asnjë emër i tillë, kurrë”, tha Berisha.

Pjesë nga bashkëbisedimi

Çim Ndregjoni: Çështja Balluku, duket se po harrohet. Ju keni pasur deputetët tuaj në Këshillin e Mandateve, pse nuk nxirrni detaje të tjera nga kjo dosje. Kjo do ti jepte fund dhe zërave se në dosje janë implikuar dhe dosje të opozitës.

Sali Berisha: Do të më falni, por dosja Balluku nuk u është dhënë deputetëve. Atyre u është dhënë një raport për të cilin ata kanë firmosur para prokurorit se mbajnë përgjegjësi penale në rast se e nxjerrin raportin.

Tani nëse ndokush mund ti shkojë mendja se në dosjen Balluku ekzistojnë emra opozitës, gabojnë shumë, shumë rëndë. Ju garantoj se nuk ekziston asnjë emër i tillë, kurrë.

Por do të ju them një gjë. Unë jam kryetari i kësaj partie, unë jam kryetar i kësaj partie, unë deputetëve, anëtarëve të atij komisioni nuk i kam kërkuar as për veten time, të shkelin deklaratën që kanë bërë në përgjegjësi penale. Jam kryetar partie dhe nuk ua kam kërkuar një gjë të tillë. Sepse ajo është ligjore dhe janë të detyruar të zbatojnë ligjin.

Ju mos u bëni viktimë në shpifje në ndihmë të Edi Ramës, sepse sot një kor i tërë krijon dhe shpif çdo ditë, gjëra se si e si të lehtësojë pozitën e Edi Ramës.

Por ti them një njeri që ka firmosur me zotim, që mbaj përgjegjësi penale për këtë, unë atë nuk e bëj, nuk ua them. Ju siguroj se nuk ka ngelë gjë reale, e rëndësishme pa dalë. Se dosja nuk është dhënë, por janë dhënë në relacionin që ka sjellë prokuroria.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb