Deputeti i PD, Klevis Balliu, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Kjo Javë”, ku foli dhe për vendimin e DASH për liderin e PD, e cila vijon të mbetet në fuqi.
Balliu tha se “non grata” nuk është hequr, por Berisha mund të shkojë në SHBA sipas një deklarate sipas tij të DASH, që ai mund të vijë në SHBA sa herë të jetë e nevojshme për interesa të vendit.
Kjo ka shkaktuar replika tek të ftuarit gazetarë, Poli Hoxha dhe Enkelejda Mema të cilët kërkuan transparencë për këtë deklaratë, duke e pyetur Balliun pse nuk ka shkuar në SHBA.
“Për sa kohë nuk e kanë thirrur ai s’ka pse shkon”, tha Balliu.
Klevis Balliu: Ne kemi qenë një grup njerëzish pa vulë dhe kemi dalë që nuk jemi dakord për shpalljen non grata të liderit të partisë. sepse ai që ja vuri u shpall vetë,
Non gratta për sa kohë nuk është deklarata se është hequr, e keni aty. Dhe nga ana e SHBA ka deklaratë se Berisha mund të vijë në SHBA për interesa të vendit.
Gazetarja: Ku është kjo deklarata? Pse nuk ka shkuar akoma?
Klevis Balliu: Për sa kohë nuk e kanë thirrur ai s’ka pse shkon.
Sa herë të jetë e nevojshme, ne nuk do të mbetemi peng e vendimeve të korruptuara të administratës së Biden.
